Abdixhiku: LDK-ja s’ka pasur asnjë kontakt me VV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë kontakt me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për një koalicion të mundshëm qeverisës dhe se pozicioni i LDK-së mbetet i pandryshueshëm.
Në Debat Plus, Abdixhiku ka theksuar se zhurma që po shfaqet në opinion për një bashkëpunim eventual mes LVV-së dhe LDK-së është e pa drejtë.
“Kam parë e kam vërejtur që ka një interesim të pa drejtë, ka një zhurmë të madhe rreth çështjes së një koalicioni eventual të LDK në këtë fazë. E kuptoj ndoshta zhurmën dhe pse po bëhet. Por dua të ritheksoj pozicionin e LDK-së të pandryshueshëm në çdo etapë. Kjo zhurmë vjen për një arsye të thjesht, duket se ka pasur një mësim historik në Kosovë që ka pas një politik për qytetarin. Dhe ka pas një politik nën tavolinë për pushtetarin. Dhe kët s’janë përputhur asnjëherë. Kjo politike ka vdekur. Me gjeneratën tanishme politike letrat janë të hapura dhe nuk ekziston një politik nën tavolinë.
Nuk kemi pas asnjë kontakt as në distancë që nga letra e fundit e para disa muajve”, ka thënë Abdixhiku.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka një afat të shkurtër për të prezantuar përbërjen e re të qeverisë para Kuvendit dhe për të siguruar 61 votat e nevojshme për formimin e kabinetit të ri qeveritar.