Abdixhiku: LDK nuk votohet të qëndrojë në opozitë, por të qeverisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Debat Plus në RTV Dukagjini ka deklaruar se bllokada pas rezultatit të zgjedhjeve të kaluara nuk ka ndodhur nga LDK, sepse ka qenë rrethanë kolektive edhe me partitë e tjera.
Sipas tij, ka një konsensus se LDK ka njerëz profesionistë e program politik dhe se LDK nuk votohet të qëndroj në opozitë, por të qeverisë.
‘’Bllokada nuk ndodhte prej LDK-së, ndodhte se partia e parë refuzonte të bashkëpunonte me partinë e dytë, ndodhte sepse partia e parë e donte vetëm partinë e tretë, ndodhte sepse partia e tretë s’donte bashkëpunim me partinë e parë. Pra ishim në rrethanë kolektive, por që faturimi na u bë ne. Ka një konsensus që LDK ka njerëz profesionistë, program politik, ky konsensus ka një pritje shumë bazike, se pse nuk po qeverisi. Pra LDK nuk votohet të qëndroj në opozitë, por votohet të qeverisë’’, deklaroi Abdixhiku.

