75 Mall Live Search
14:26 / E Hënë, 06 Nëntor 2023 / k.v

Abdixhiku: Le të flasim për projekte që bëjnë ndryshimin e vërtetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “duhet të flasim për projekte konkrete e lajme të mira, aso që bëjnë ndryshimin e vërtetë”.

Ai ka shkruar në Facebook për iniciativën e asablistëve të LDK-së në Prishtinë, përmes së cilës ndërmarrja Termokos ka marrë ndihmë kapitale prej 5 milionë eurove.

“Me këto mjete, sot një vit, nxemje qendrore do të  kenë: Banesat e Bardha në Bregun e Diellit, plot 65 mijë metra katrorë banim, Lagjja Lakrishte me 500 mijë metra katror banim, Lagja Kalabria me 68 mije metra katror banim”, ka shkruar Abdixhiku.

Po ashtu, përveç këtyre, ngrohje qendrore do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, si dhe 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës.