75 Mall Live Search
09:30 / E Premte, 06 Mars 2026 / Z S

Abdixhiku: Mbështes dhe mirëpres qëndrimin e presidentes Osmani

E para e vendit, Vjosa Osmani para pak minutash ka vendosur që ta shpërndajë Kuvendin e Kosovës.

E lidhur me këtë ka reaguar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai është shprehur se e mbështet dhe e mirëpret qendrimin e Osmanit.

Postimi i plotë:

Mbështes dhe mirëpres, siç edhe pritej, dekretin dhe qëndrimin e presidentes së republikës Vjosa Osmani-Sadriu, për shpërndarjen e kuvendit.

LDK-ja vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar në këtë vendim nga ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të republikës.

Dështimi politik, bashkë me tendencat e rrezikshme të imponimit e improvizimit, nuk mund të prodhojnë as debate artificiale politike e as zvarritje procedurale që do ta shndërronin Republikën tonë në një vend pa norma dhe pa rregulla.

Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike.

Zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së. Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual. Tani vendimi u takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit./Indeksonline/