Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve dhe komunave: LDK-ja është gati
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur në një takim kryetarët e degëve të partisë dhe ata të komunave, për të diskutuar mbi zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku u shpreh se LDK-ja është gati për këtë betejë, shkruan IndeksOnline.
“Ndjenja e gatishmëria mes strukturave tone është ajo që duhet; e fortë, e sinqertë dhe plot motivim. Secili prej tyre e di peshën e këtij momenti. Secili e di që Kosova ka nevojë për normalitet, për stabilitet, për zhvillim. Dhe mbi të gjitha, për shpresë” shkroi Abdixhiku.
Ky është postimi i plotë i tij:
Gati për fushatë!
Gati për mobilizim e angazhim nacional.
Sonte, në selinë qendrore të LDK-së, u mblodhëm në një takim pune me kryetarët e degëve dhe kryetarët tanë të komunave. Një takim përplot energji, përkushtim dhe angazhim drejt fushatës elektorale.
Me ekipet tona, veprimtarët tanë, kryetarët tuaj, do të jemi në çdo qytet, fshat e lagje për thirrjen tonë të madhe se Kosova meriton qeverisje të drejtë, institucione që funksionojnë dhe politikë të matur që i shërben qytetarit.
LDK është gati. Strukturat tona janë të lidhura, të koordinuara dhe të vendosura që këtë fushatë ta çojnë deri në fund me dinjitet, me punë dhe me rezultat.
Ndjenja e gatishmëria mes strukturave tone është ajo që duhet; e fortë, e sinqertë dhe plot motivim. Secili prej tyre e di peshën e këtij momenti. Secili e di që Kosova ka nevojë për normalitet, për stabilitet, për zhvillim. Dhe mbi të gjitha, për shpresë.
E filluam këtë betejë si ekip.
E vazhdojmë si ekip.
Dhe do ta përmbyllim si ekip.
Shpresë ka. Zgjidheni atë!

