75 Mall Live Search
23:26 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / OSH

Abdixhiku me ambasadorin amerikan në stadium: Këtë herë, të dy pa kravatë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar një fotografi bashkë me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier nga stadiumi “Fadil Vokrri”, pas ndeshjes Kosovë-Irlandë Veriore, e cila përfundoi me rezultat 3:2, në favor të Kosovës.

Hovenier ishte bashkë me kryeministrin Kurti gjatë gjithë ndeshjes së zjarrtë, prej ku u publikuan video gëzimi kur shënonte Kosova.


Abdixhiku ka shkruar se që të dy ishin pa kravata, duke u mahitur me një deklaratë të mëhershme të ambasadorit, i cili gjatë një ngjarje e kishte pyetur atë: “Ku e ke kravatën”.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për takimin e djeshëm Abdixhiku-Hovenier. E amabasadori duket se pati kritika ndaj Abdixhikut për mosvendosjen e kravatës.

“Këtë herë, të dy pa kravatë. Jeff, një tifoz i vërtetë i futbollit e i Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.