75 Mall Live Search
20:07 / E Martë, 16 Shtator 2025 / Z S

Abdixhiku: Me kandidatin tonë Arben Limanajn dhe ekipin e tij të përkushtuar, Klinës i hapet një rrugë e re

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e radhës në qytetin e Klinës në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit.

Pjesëmarrës në këtë tubim ishte edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku pas tubimit është shprehur se me Arben Limanajn dhe ekipin e tij të përkushtuar, Klinës i hapet një rrugë e re.

Postimi i plotë:

Klinë, faleminderit për një pritje madhështore! Energjia juaj, përkrahja dhe besimi i treguar sonte na japin forcën përpara.

Me kandidatin tonë Arben Limanajn dhe ekipin e tij të përkushtuar, Klinës i hapet një rrugë e re; rruga e zhvillimit, e transparencës dhe e shpresës. Me LDK-në, Klinën do ta bëjmë model të qeverisjes së ndershme dhe punëve që mbeten pas.

Arbeni është një emër i freskët në garën për kryetar, por jo i panjohur për ju. Për vite të tëra, ai ka qenë aty, në Kuvendin Komunal, duke ju përfaqësuar, duke ngritur zërin për hallet tuaja, duke qenë kritik i drejtë dhe i vendosur ndaj çdo padrejtësie.

Dhe sot, ai vjen me një vizion për ndryshim. Me energjinë e një lideri të ri dhe me përvojën e një njeriu që e njeh çdo cep të qytetit. Me guximin për të marrë vendime dhe me përgjegjësinë për t’i çuar ato deri në fund. Arben Limanaj është kandidati i duhur për këtë kohë, për këtë qytet, për këtë zgjedhje.

Ky është momenti ynë. Ky është momenti i qytetarëve të Klinës. Le të ecim drejt fitores më 12 tetor!/Indeksonline/