75 Mall Live Search
11:06 / E Enjte, 07 Mars 2024 / k.v

Abdixhiku në Ditën e Mësuesit: Do ta bëjmë koeficientin 135

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar mësimdhënësit në ditën e tyre, 7 marsin.

Përveç urimit, i cili është publikuar në faqen e LDK-së, i pari i kësaj partie ka premtuar rritje të koeficientit që nga viti i parë qeverisës.

Sipas tij në vitin e parë, koeficienti do të jetë 125, ndërsa në vitin e fundit të mandatit, 135.

“LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve. Në programin politik “Rruga e Re”, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit”, ka shkruar LDK në Facebook.

Tutje në postimin e LDK-së thuhet se “Puna e juaj fisnike, duhet të trajtohet me dinjitet edhe në aspektin financiar”.

Postimi i plotë:

Urime Dita e Mësuesit!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për nder të Ditës së Mësuesit, 7 marsit, uron dhe falenderon të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar, ndërbreza.

Kjo ditë është e një rëndësie të veçantë, sepse kujtohet roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i mësimdhënësve, të cilët detyrën e tyre fisnike; edukimin e arsimimin, nuk e ndalën as në momentet më të rënda të vendit.

LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve.  Në programin politik “Rruga e Re”, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit.

Puna e juaj fisnike, duhet të trajtohet me dinjitet edhe në aspektin financiar!