75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 04 Korrik 2025 / LB

Abdixhiku: Miqësia me Amerikën është themel historik për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Përmes një postimi të LDK-së në Facebook, Abdixhiku theksoi se 4 Korriku i vitit 1776 nuk është vetëm data e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, por edhe simbol i luftës për liri, demokraci dhe të drejta universale për të gjithë popujt në botë.

“SHBA-ja pra është shëmbulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Për shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës SHBA-ja është model frymëzimi dhe mbështetjeje. Kontributi amerikan për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës është i jashtëzakonshëm, i pazëvendësueshëm. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” Në këtë ditë të madhe, në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe emrin tim personal, uroj qeverinë dhe popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë. Urime 4 Korriku! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar tutje ai.