75 Mall Live Search
23:58 / E Premte, 17 Janar 2025 / FR

Abdixhiku: Natën e mirë nga Lugu i Baranit, mbrëmja e sotme ishte vërtetë madhështore

Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka bërë të ditur se tubimin e fundit me qytetarë për të premten e pati në Lugu i Baranit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se mbrëmja e sotme atje ishte madhështore.

“Një energji e jashtëzakonshme që na jep motiv në këtë rrugëtim. Mbështetja juaj e palëkundur është dëshmia më e fortë se jemi pak ditë larg fitores tonë të madhe”.

“Pejë shihemi më 26 janar, aty ku tubimi kryesor do të jetë një moment historik dhe Dukagjini do të flasë vetë!”, ka thënë Abdixhiku.