Abdixhiku ndan foto nga festa e mbrëmshme për ndër të pavarësisë së SHBA-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë foto nga festa e organizuar për ndër të 248 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Abdixhiku e theksojë ditën e djeshme si të veçantë, ndërsa tha se sikurse dhe dita e Pavarësisë së aleatit tonë qenësorë, SHBA-së, përcjell IndeksOnline.
Mbrëmë, në Prishtinë📍nën organizimin e ‘Festave të Korrikut’, festuam 4 korrikun dhe 248 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve 🇺🇸🇽🇰.
Shënuam këtë ditë, në performancën e shkelqyer të Alban Nimanit dhe ‘Asgjë Sikur Dielli’, nëpërmjet rikthimit të këngëve që kanë definuar vet identitetin e Prishtinës dhe së këndejmi secilit prej nesh. Prishtina kur është e tillë është e vërtetë; prandaj dhe në vibe-in që jep bëhet e veçantë. Mbrëmë ishte e veçantë! 🙌🏙️
Ky është edicioni i tretë i Festave të Korrikut, dhe si çdo vjet, në rrugën ‘2 Korriku’ të kryeqytetit festohet data e Deklaratës Kushtetuese të 1990-ës, sikurse dhe Dita e Pavarësisë së aleatit tonë qenësor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.