75 Mall Live Search
20:41 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / MSH

Abdixhiku nderon dëshmorët e Gjilanit, bashkëbisedon me qytetarët e kësaj komune

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Gjilanin.

Gjatë qëndrimit atje, Abdixhiku është takuar me shumë banorë të këtij qyteti, bashkë me të cilët nderuan dëshmorët e kësaj ane dhe vijuan bashkëbisedimet.

“Takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë. Po flasim hapur, po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar, po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë!” tha mes të tjerash Abdixhiku.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Një ditë përplot takime e aktivitete në Gjilan. E nisa vizitën fillimisht në nderime të dëshmorëve të kësaj ane. Së bashku me Lutfi Haziri e me familjarë vizituam varrezat e dëshmorëve; bëmë homazhe tek busti i Ibrahim Uruqit, në Bresalc – familjen e së cilit e vizituam menjëherë më pas! Djali i Hushit, sot ishte ushtar i Republikës!

Nderuam po ashtu dëshmorët Hanumshahe e Tefik Zymberin Vizituam familjen e Nuri Idrizit; një veprimtar i madh i lëvizjes për liri e pavarësi. Vizituam Bashkësinë Islame, si shenjë e nderimit e respekti.

Në fund mbajtëm takim mobilizues me strukturën tonë në Gjilan.

Takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë. Po flasim hapur, po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar, po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë!

Rrugën e bëjmë bashkë!

Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë në çdo takim që patëm sot!