75 Mall Live Search
23:01 / E Hënë, 13 Maj 2024 / FR

Abdixhiku në Dragash: Lidhja po rritet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Dragashit.

Abdixhiku u shprehë që përbashkimi rreth së djathtës sot mbetet prioritet nacional, dhe se lidhja po bëhet siç ka qenë e destinuar gjithherë.

“Sot, në Dragash, tubime e takime me qytetarë e kryefamiljarë. Përbashkimi rreth së djathtës sot mbetet prioritet nacional.

I lumtur me pritjen qytetare në çdo anë, qytet e fshat. Lidhja po rritet, lidhja po bëhet siç ka qenë e destinuar gjithherë; e popullit, e qytetarëve e secilit patriot të djathtë!

Vizitova dhe dy biznese; ‘Meka Food’ dhe ‘Aeg Sharr’. Pashë nga afër përkushtimin e jashtëzakonshëm që ndërmarrësit e punëtorët japin secilën ditë. ‘Rruga e Re’ përbrendëson aspiratat e sektorit privat, si gjenerator i zhvillimit e punësimit. Jemi me ta, do të jemi gjithnjë me ta!”, ka thënë Abdixhiku.