14:14 / E Enjte, 23 Maj 2024 / LB

Abdixhiku në drekë punë me ambasadorin amerikan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka pasur një drekë pune të rregullt me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Abdixhiku nuk ka dhënë detaje nga bisdeda e tyre, përvec se ka shkruar: Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!