Abdixhiku në Gjakovë, ndjek nga afër kuvendin e një partie tjetër
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Gjakovë, ku ka ndjekur nga afër kuvendin e partisë demokristianëve të PSHDK-së, përcjell IndeksOnline.
Abdixhiku ka thënë e rikujtova bashkëpunimin e ngushtë që subjektet tona kanë patur në tre dekada e gjysmë veprim.
Postimi i plotë:
Këtë të diele, qëndrova në Gjakovë, mes demokristianëve të PSHDK-së, në Kuvendin e tyre të XI zgjedhor.
I urova delegatët për punimet e Kuvendit; dhe ritheksova e rikujtova bashkëpunimin e ngushtë që subjektet tona kanë patur në tre dekada e gjysmë veprim. Në vizionet e Presidentit Rugova e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Akademik Mark Krasniqit, gjejmë dhe udhërrëfimin tonë të ardhshëm; të një Kosove të pavarur e sovrane, të anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PSHDK, në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të jetë pjesë e listës së LDK-së, duke i dhënë të djathtës sonë gjithë mbështetjen e nevojshme.