75 Mall Live Search
14:25 / E Diele, 24 Prill 2022 / LB

Abdixhiku në Klinë citon Rugovën: “Vrasja e Ismet Racit ishte kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës”

Në 21 vjetorin e vrasjes së ish kryetarit të komunës e të degës së LDK-së në Klinë,  veprimtarit e atdhetarit, Ismet Rraci, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe dhe ka nderuar jetën dhe veprën e tij.

Abdixhiku ka thënë se 21 vjet më parë, dora vrastare ndaloi punën e atdhetarit të madh, Ismet Rraci, i cili nuk i ndali asnjëherë përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ismet Rraci, ish kryetar i komunës dhe LDK-së në Klinë, do të kujtohet përherë për dijen, guximin, kontributin e atdhedashurinë e pafund. Urtësia, vizioni dhe trashëgimia e tij intelektuale e politike do të shërbejë gjithmonë si frymëzim për gjenerata të tëra se si duhet punuar për atdheun.  Ashtu siç kishte thënë Presidenti Rugova, ‘vrasja e Ismet Rracit ishte kundër lirisë, pavarësisë, paqes e demokracisë së Kosovës”

 “Sot, pas 21 vitesh në pritje të drejtësisë nuk janë vetëm familja, por edhe gjithë LDK-ja, qyetarët e Klinës dhe mbarë vendit.  Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit”, ka theksuar Abdixhiku