Abdixhiku në “konak” të Sokol Halitit, e uron për fitoren në Viti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar kryetarin e rizgjedhur të Vitisë, Sokol Haliti.
Abdixhiku u prit ngrohtë nga kabineti i Halitit, teksa vizitës së tij iu bashkuan edhe shumë qytetarë, përkrahës të lidhjes, shkruan IndeksOnline.
“Fitorja në këtë anë të Anamoravës është përmbushje e mozaikut të madh të fitores sonë në gjithë Kosovën; një dëshmi se besimi në punë, në vlera dhe në LDK-në po rikthehet fuqishëm. Sokolit dhe ekipit të tij urime. Le të bëhemi tani gati për garën e radhës”, u shpreh Abdixhiku.
Ai e përshkroi Halitin si shembull të udhëheqjes së qetë, të matur dhe të vendosur.
Kujtojmë se Haliti fitoi edhe një mandat për të qeverisur Komunën e Vitisë, pas garës së balotazhit kundër Arsim Ademit të LVV-së.
Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:
Me pritje të ngrohtë e me përplot gëzim, urova Sokol Halitin për fitoren e radhës në Viti. Një fitore e merituar, e ndërtuar mbi vite pune, përkushtimi e respekti ndaj qytetarëve të kësaj ane.
Sokoli ka qenë gjithmonë shembull i udhëheqjes së qetë, të matur e të vendosur; një model që e nderon Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe traditën e saj në Viti.
Fitorja në këtë anë të Anamoravës është përmbushje e mozaikut të madh të fitores sonë në gjithë Kosovën; një dëshmi se besimi në punë, në vlera dhe në LDK-në po rikthehet fuqishëm. Sokolit dhe ekipit të tij urime. Le të bëhemi tani gati për garën e radhës.
Faleminderit për pritjen e madhe!

