75 Mall Live Search
11:31 / E Premte, 06 Mars 2026 / Z S

Abdixhiku: Në orën 13:00 jemi në një takim te presidentja për datën e zgjedhjeve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se në orën 13:00 do të takohen me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Kemi takim në orën 13:00. Nga këtu do të shkojmë, pas vizitës te baca Rifat në kullë, do të shkojmë te takimi me presidenten për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe besoj se edhe atje do të deklarohem para mediave”, tha Abdixhiku derisa po merrte pjesë në homazhe për familjen heroike Jashari në Prekaz.

Theksojmë se sot në një konferencë për media e para e vendit vendosi që të shpërndajë kuvendin dhe t’i shpalllë zgjedhjet e reja./Indeksonline/