75 Mall Live Search
19:41 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Z S

Abdixhiku pas tubimit në Rahovec ‘’madhështore’’: Taksirati t’i rrisin britmat sonte

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në Rahovec.

Nga atje Abdixhiku është shprehur se në Rahovecin e vreshtave të bekuara dhe zemrave të mëdha, sërish ndjemë frymën e bashkimit dhe shpresës të një populli të tërë.

”Në Rahovecin e vreshtave të bekuara dhe zemrave të mëdha, sërish ndjemë frymën e bashkimit dhe shpresës të një populli të tërë që po ngritet fuqishëm për të dëshmuar se ndryshimi është tashmë në rrugën e tij! Në këtë qytet të ndershmërisë dhe punës, valët e mbështetjes për LDK-në po i bashkohen lumit të pandalshëm që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës, me tubimet tona të jashtëzakonshme ku qytetarët po bashkohen me vizionin tonë për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.

Më tutje Abidixhiku u shpreh se në çdo hap sot, jemi të lidhur fort me historinë tonë, por para së gjithash, jemi të mbështetur tek e ardhmja, të udhëhequr nga forca jonë e përbashkët dhe puna e palodhur që kemi përpara.

”Prandaj entuziazmi dhe përkushtimi që ndjemë sot në Rahovec ishin edhe një tjetër dëshmi se LDK po shndërrohet në një forcë të pandalshme. Nga qytetet më të mëdha deri te fshatrat më të vogla, qytetarët e vendit po i përgjegjen këngës sonë për ndryshim dhe thirrjes sonë për kryengritje të djathë kombëtare”, ka shtuar ai.

Sonte, Rahoveci e tha qartë atë që po e brohorit tërë Kosova: ndryshimi po vjen, dhe fitorja e 9 shkurtit është e pashmangshme, ka thënë Abdixhiku./Indeksonline/