Abdixhiku në Samadrexhë kërkon votë për Ardian Shalën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala bashkë me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku kanë vizituar sot fshatin Samadrexhë, ku me banorët kanë biseduar për sfidat e përditshme të tyre.
Shala përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga banorët ka kërkuar mbështetjen e tyre për ekipin e tij, LDK-në dhe për vizionin e përbashkët për një Suharekë më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Postimi i tij i plotë:
Sot, së bashku me kryetarin e LDK-së z. Lumir Abdixhiku, vizituam banorët e Samadrexhës, njerëz të ndershëm, punëtorë dhe mikëpritës.
Biseduam për sfidat e përditshme dhe u prezantuam vizionin tonë për Suharekën, të ndërtuar mbi parimet e drejtësisë, zhvillimit dhe përkrahjes për të rinjtë, bujqit dhe familjet tona.
Programi ynë Arsim- Shërbime- Ekonomi, është hartuar nga profesionistë dhe ka synim t’i kthejë komunës drejtimin që meriton.
Kërkova mbështetjen e tyre për ekipin tonë, LDK-në dhe për vizionin tonë të përbashkët për një Suharekë më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Faleminderit Samadrexhës për pritjen e ngrohtë dhe fjalët e mira!