Abdixhiku në Studençan dhe Mushtisht të Suharekës: Interesim i madh i qytetarëve për LDK-në

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij sot në fshatrat Studençan dhe Mushtisht të Suharekës.
Ai ka thënë se ka interesim të madh të qytetarëve për LDK-në dhe në çdo takim po sheh besim e shpresë mes njerëzve.
“Momentumi ynë është në rritje sepse qytetarët po i besojnë Lidhjes, të djathtës dhe vizionit tonë për zhvillim, integrim e bërjen e së ardhmes! Rrugën e bëjmë bashkë”, ka shkruar ai në Facebook.