75 Mall Live Search
21:50 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Abdixhiku: Nëse VV refuzon këtë ofertë, humb mundësinë e kryeministrit, dhe partneritetin me LDK-në

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixihiku ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të humbte një mundësi të madhe nëse refuzon ofertën e LDK-së.

Abdixhiku tha se ditën kur është zgjedhur Glauk Konjufca në krye të Parlamentit të Kosovës i shkaktoi një plagë të madhe besueshmërisë së LDK-së.

Madje ai tha se deputetët te PDK-së e dinin para tyre se VV do të propozonte Konjufcën për kryetar të Kuvendit, transmeton Indeksonline.

Abdixhiku ka thënë se refuzimi i Vetëvendosjes ndaj ofertës së LDK-së do të ishte një humbje e madhe e mundësisë për të bashkëpunuar.

“Ne kemi humbur shumë në entuziazmin publike që duhet të ishin 100 ditët e para të një qeverie të shpresës. Vetëvendosej nëse e refuzon këtë ofertë jo vetëm që do të humb mundësinë e kryeministrit, por e humb edhe një partnerë që një kohë të gjatë e kanë ndërtuar gjatë kohës së qëndrimit në opozitë”, tha Abdixhiku në Dukagjin./Indeksonline/