Abdixhiku nesër prezanton agjendën 15-pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër, e enjte, më 12 qershor, në ora 11:00, do të mbajë një konferencë për media në të cilën kryetari Lumir Abdixhiku do të prezantojë agjendën 15-pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.
Konferenca do të zhvillohet në Selinë Qendrore të LDK-së, në sallën e konferencave.
LDK fton të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje të rëndësishme politike, që vjen në një moment të ndjeshëm për skenën politike në vend.