Abdixhiku nga Ferizaj: LDK-ja u prit me etuziazëm e besim, do të rikthejmë dinamikën e qytetit

Lidhja Demorkatike e Kosovës ka mbajtur tubmin e radhës në qytetin e Ferizaj. Në këtë tubmi i pranishëm ishte edhe kreu i saj, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku pas takimi është shprehur se në Ferizaj, në këtë qytet të punës, të rinisë, të familjeve dhe të ëndrrave të mëdha, LDK u prit me entuziazëm e besim.
Sipas Abdixhikut, LDK-ja do t’ia rikthejë dinamikën qytetit.
Postimi i plotë:
Në Ferizaj, në këtë qytet të punës, të rinisë, të familjeve dhe të ëndrrave të mëdha, LDK u prit me entuziazëm e besim.
Prezantuam edhe kandidatin tonë për kryetar, Visar Azemin, i cili bashkë me ekipin e tij paraqiti vizionin e qartë për një Ferizaj më modern, më të zhvilluar e më pranë qytetarit. Së bashku do të rikthejmë dinamikën e qytetit, do të mbështesim ndërmarrësinë, do t’u japim më shumë mundësi të rinjve, do të përkujdesemi për familjet dhe fëmijët tanë.
LDK është gjithmonë aty ku kërkohet përgjegjësi, punë dhe vizion.