Abdixhiku, nga Suhareka: LDK është kthyer në rrënjë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i mbylli takimet e sotme në Stravuqinë të Suharekës, aty ku i mikprit ngrohtësisht.
Me banorët e këtij fshati, Abdixhiku bisedoi rreth gjërave me rëndësi dhe që duhen ndryshuar pas 9 shkurtit, shkruan IndeksOnline.
“Momentum i jashtëzakonshëm dhe këtu. LDK është kthyer në rrënjë; prandaj na presin hapur, prandaj na mbështesin me plot zemër, prandaj na ringrisin ku na kanë parë gjithëherë!”, u shpreh Abdixihiku.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sapo mbyllëm ditën sot, për të thënë mbrëmjen më drejtë, në fshatin Stravuqinë të Suharekës. Sërish, një pritje e ngrohtë, e madhe, e plot interesim – sidomos nga të rinjtë – në këtë fshat të vogël por me zemër të madhe!
Momentum i jashtëzakonshëm dhe këtu. LDK është kthyer në rrënjë; prandaj na presin hapur, prandaj na mbështesin me plot zemër, prandaj na ringrisin ku na kanë parë gjithëherë!
LDK afron, përbashkon dhe ndërton të ardhmen për popullin e vet, për Republikën tonë dhe gjithë breznitë që do të vijnë pas nesh!