75 Mall Live Search
21:37 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / MSH

Abdixhiku nga tubimi në Vjenë: “Turneu i Ndryshimit” po dëshmon momentumin e jashtëzakonshëm të LDK-së brenda dhe jashtë Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përçarjes së kësaj qeverie, LDK i përgjigjet me unifkim dhe shpresë.

Këtë deklaratë, kreu i LDK-së e ka dhënë gjatë “Turneut të Ndryshimit”, që sot u mbajt në Vjenë.

Abdixhiku u shpreh se bashkatdhetarët i pritën me një pjesëmarrje mbresëlënëse dhe me entuziazëm në Vjenë, që reflekton dashurinë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën, shkruan IndeksOnline.

Vizioni ynë për një Kosovë të zhvilluar e të drejtë ku rinia i jetëson ëndrrat dhe e ndërton të ardhmen, ku çdo profesionist ndjehet i përmbushur, dhe ku çdo familje e çdo qytetar e jeton jetën me mirëqenie e dinjitet, nuk mund të realizohet pa përbashkimin tonë të madh në Kosovë e mërgatë!”, u shpreh Abdixhiku.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Turneu i Ndryshimit po vazhdon ta dëshmojë momentumin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda dhe jashtë vendit!

Pas mbështetjes së madhe në tubimet e ndryshimit, sonte ndaluam në Vjenë. Aty bashkatdhetarët tanë na pritën me një pjesëmarrje mbresëlënëse dhe me entuziazmin e flaktë që e reflekton dashurinë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën. Mbrëmje si kjo janë dëshmi se ndryshimi është afër, dhe se Lidhja jonë po forcohet çdo ditë e më shumë kudo që rreh zemra e atyre që ja duan të mirën atdheut.

Vizioni ynë për një Kosovë të zhvilluar e të drejtë ku rinia i jetëson ëndrrat dhe e ndërton të ardhmen, ku çdo profesionist ndjehet i përmbushur, dhe ku çdo familje e çdo qytetar e jeton jetën me mirëqenie e dinjitet, nuk mund të realizohet pa përbashkimin tonë të madh në Kosovë e mërgatë!

Jemi popull i vogël për të përjetuar kaq urrejtje, ndarje e përçarje. Jemi vend me shumë mundësi për të bërë të ardhmen tonë siç e meritojmë! Të barabartë mes kombeve evropiane! Do ta bëjmë!

Bëhu Ndryshimi!