19:40 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Abdixhiku: Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, dha dorëheqje ai pas kësaj, Qeverinë Kurti e ka konsideruar si qeveri të paaftë.

Abdixhiku, po ashtu e konsideron qeverinë si të papërgjegjshme pasi për një vit e gjysmë qeverisje është në pritje të ministrit të tretë në shëndetësi.

“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./IndeksOnline/