75 Mall Live Search
19:53 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Abdixhiku njofton ambasadorin e Zvicrës dhe atë të Hungarisë për procesin e rimëkëmbjes së LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, në takime të ndara ka pritur ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly dhe U.D. Ambasadori i Hungarisë Krisztina Szabo.

Kryetari Abdixhiku gjatë takimeve foli për zhvillimet e fundit në LDK dhe në Kosovë duke vënë në pah qëndrimet e Lidhjes Demokratike karshi proceseve nëpër të cilat po kalon vendi. Po ashtu gjatë takimit u diskutua për rolin që LDK-ja do të ketë si parti opozitare dhe për angazhimet në të ardhmen në kuadër të procesit të reformimit dhe të rimëkëmbjes së LDK-së.

Palët u pajtuan që bashkëpunimi i deritanishëm duhet të vazhdojë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, ata uruan Kryetarin e LDK-së për zgjedhjet e brendshme në LDK, dhe e njoftuan atë për projektet që Zvicra dhe Hungaria kanë zbatuar në Kosovë përgjatë dekadave.