75 Mall Live Search
22:07 / E Martë, 16 Mars 2021 / OSH

Abdixhiku: Nuk do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës

Kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se ka hequr dorë nga ideja për të kandiduar për t’u bërë i pari i Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Abdixhiku është shprehur se në momentin që kur i ka hyrë garës për kreun e LDK-së, ka hequr dorë nga ideja për tu bërë kryetar i Prishtinës.

Ai tha se detyra e tij e vetme tani është të merret me LDK dhe nuk mund të merret me Prishtinën.

“Në momentin që kam vendos me qenë kryetar i LDK-së e kam kuptuar që s’do të jem kandidat për Prishtinë. Jam i përkushtuar vetëm për LDK dhe s’kam detyrë tjetër. Detyra ime është që të merrem me LDK-në. Kjo është detyra ime e vetme, misioni im i vetëm. S’mund të mirrem me qytet, do ta doja shumë, si dëshirë, por është e tejkaluar”, tha Abdixhiku.