Abdixhiku: Nuk e parandaloj zgjedhjen e presidentit, zëri i qytetarëve do të shkoj deri në fund

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me të drejtë i ka hap rrugë çështjes së zgjedhjes së presidentit, shkruan IndeksOnline.
Abdixhiku ka thënë se ai vetëm i ka hapur rrugë zgjedhjes së presidentit, pasi deputetët e zgjedhin atë.
Ai tha se zëri i qytetarëve do të shkoj deri në fund.
“Nëqoftëse gabimi më i madh i im politik ka me qenë vendimi im që t’i hapet rrugë që Vjosa të jetë presidente do të jetoj me një gabim të tillë, por nuk e shoh që Kosova s’ndryshon drastikisht as për të mirë as për të keq pse Vjosa bëhet presidente.
Do të jemi këtu bashkë për të gjykuar dhe nëqoftëse nesër është bërë gabim përgjegjësinë do ta marr unë si kryetar i LDK-së. Por ajo për çfarë dal përballë unë është që me të drejtë kam hap rrugë për president, kaq kam bërë unë, deputetët e zgjedhin presidentin, unë nuk e parandaloj shumicën në këtë vend, zëri qytetarë të shkoj deri në fund, do të bëhem faktorë për funksionimin institucional”, tha ai në Debat Plus.
Ai tha se LDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja./IndeksOnline/