75 Mall Live Search
21:54 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / S Z

Abdixhiku: Osmani ishte presidente e mirë, kemi pasur dallime në disa çështje

“Vjosa Osmani ka qenë një presidente e mirë e Republikës së Kosovës”, deklaroi i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas tij, ky është qëndrim i tij si kryetar i LDK-së, ani pse kanë pasur dallime të mëdha në disa çështje. “Për kryetarin e LDK-së ka qenë president e mirë e vendit.

Kemi pasur dallime të mëdha në disa çështje, që besoj se është dashur të jetë shumë më aktive dhe të bej balancën me Qeverinë aktuale. Besoj se suksesi më i madh është me Bordin e Paqes”, tha Abdixhiku në Rubikon.