Abdixhiku pa post ministror, deklarohet Isa Mustafa

Kryesia e LDK-së ka mbajtur sot një mbledhje, derisa në një konferencë për media foli kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.
Ai tha se nesër Kosova do të bëhet me qeveri të re. Derisa, mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti prezantoi emrat e ministrave të LDK-së, ajo që u vërejt ishte se mungonte emri i Lumir Abdixhiku, transmeton Indeksonline.
E, për këtë Mustafa tha se ky ishte vet vullneti i Abdixhikut.
“Abdixhiku vet është deklaru dhe një qëndrim të tillë ia ka prezantu edhe Hotit, që s’dëshiron të vazhdojë më tutje ministër dhe ne kemi vlerësu se s’dëshirojmë që nëse s’ka vullnet me vazhdu.
Por, sidoqoftë, ai ka vullnet të kryej punë të tjera në LDK dhe ne do t’ia besojmë”.
Derisa Ministër i Infrastrukturës, është propozuar, Arban Abrashi./Indeksonline