Abdixhiku paralajmëron anulimin e projektit për ndërtimin e lagjes, në Badoc

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të diskutojë me palët e përfshira për ndërtimin e lagjes afër Liqenit të Badocit, shkruan IndeksOnline.
Abdixhiku ka paralajmëruar se nëse vendimi për anulimin e këtij projekti do të varej nga ministria që drejton, do ta bënte atë.
Por fillimisht ministri tha se do të diskutojë me palët.
“Më lejoni fillimisht të kontaktoj grupin e aktivizuar të qytetarëve për projektin në fjalë dhe bësoj javën tjetër pasi që këtë javë kishim angazhime për çështjen e borës, t’i dëgjoj të dyja palët. Të them të drejtën se nëse varet prej ministrisë sonë, ky projekt do të anulohet, por njëherë duhet t’i dëgjoj të dyja palët që të marr një vendim ligjor që të respektoj dispozitat ligjore.
Por një gjë të tillë do ta bëj pas diskutimeve me palët”, tha ai./IndeksOnline/