Abdixhiku pas ambasadorit amerikan takohet me atë gjerman, ja për çfarë diskutuan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me nënkryetarin e re të LDK-së, Shqipe Mjekiqi, kanë pritur ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.
Abdixhiku në një postim në llogarinë e tij në ‘Twitter’, njoftoi se është diskutuar me Rohden-n për qasjen e LDK-së në opozitë
“Bashkë me Shqipen [Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK-së] dhe Besianin Mustafa, e mirëpritëm ambasadorin Jorn Rohde. Ne diskutuam idetë e LDK-së dhe qasjen tonë në opozitë. E falënderuam ambasadorin për mbështetjen e jashtëzakonshme që ia ofron Gjermania shtetit tonë”, tha ai.
Gjatë ditës Abdixhiku e ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
