75 Mall Live Search
18:52 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / S Z

Abdixhiku pas konstituimit të kuvendit: LDK do të jetë zë i arsyes dhe stabilitetit

Sot u konstituua Kuvendi i Republikës.  E pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.

Ndërsa ka thënë se LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj

“Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit. Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik. LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashta tij”, ka thënë Abdixhiku..