Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së
Pas katër orë diskutimësh, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së ngushtë të LDK-së.
Para mediave ka folur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se ky takim ishte joformal, dhe se u vendos që fillimisht të thirret mbledhja e Kryesisë, e më pas të mblidhet Kuvendi.
Abdixhiku tha se do ta paraqesë dorëheqjen para Kuvendit.
“Siç ju kam njoftu në datën 28 dhjetor 2025, edhe sonte ju njoftoj se kemi vendosur të thërrasim fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e LDK-së. E kam obligim moral të marrë përgjegjësinë dhe, nëpërmjet ofrimit të dorëheqjes te Kuvendi i LDK-së, të lë që pastaj të vendosë Kuvendi. Deri atëherë, secili ka të drejtë të shtrojë kandidaturën. Ky ishte takim joformal i kryetarit të LDK-së me bashkëpunëtorët e LDK-së. Takimi formal do të ndodhë javën e ardhshme”, tha Abdixhiku. /IndeksOnline/

