75 Mall Live Search
13:10 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Abdixhiku pas takimit me Kosnettin: Relacionet me shtetin dhe popullin amerikan janë të pazëvendësueshme

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në një takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Pas këtij takimi, Abdixhiku deklaroi se Kosnettin e njoftoi për prioritetet e Qeverisë në infrastrukturë e ambient, transmeton Indeksoline.

Ndërkaq, ministri tha se është i inkurajuar nga përkrahja e dhënë nga SHBA-ja.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin të mirëprisja në një takim ambasadorin e SHBA-sëe Philip Kosnett. E njoftova për prioritetet e Qeverisë në infrastrukturë e ambient; e falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme që Qeveria e SHBA-së jep për Kosovën në fushat që i mbuloj. I inkurajuar nga përkrahja e dhënë.

Relacionet, me shtetin dhe popullin amerikan janë të pazëvendësueshme për republikën tonë.