75 Mall Live Search
13:10 / E Hënë, 21 Prill 2025 / Z S

Abdixhiku pas vdekjes së Papës: Mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngushëlluar të gjithë besimtarët anembanë botës pas vdekjes së Papa Françeskut.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e Papa Françeskut, kreut të kishës katolike romake. Papa Françesku me shërbimin shembullor, mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë. Figura e tij do të mbetet përherë simbol i përvujtërisë, paqes dhe dashurisë për njerëzimin. Udhëheqja e tij shpirtërore frymëzoi miliona besimtarë në mbarë botën dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kishës katolike”, është shprehur Abdixhiku.

Papa Françesku do të mbetet në kujtesën e mbarë njerëzimit për angazhimin e tij të palodhur për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë, ka shtuar ai./Indeksonline/