75 Mall Live Search
12:28 / E Diele, 25 Korrik 2021 / AR

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci.

Abdixhiku ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se është i prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci.

“Ditë e rëndë për Kosovën!
Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkëatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci.
Në ditë si këto, fjalët humbin.
Falënderoj gjithë autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, Ministrin e Brendshëm e atë të Shëndetësisë që me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje.
Po presim me ankth të gjithë. Jemi me mendje e zemër me familjet e atyre që ishin udhëtarë në këtë rrugëtim të dhimbshëm. Lutemi për sa më pak viktima në këtë ditë tragjike për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.