Abdixhiku për Bukoshin: Jeta dhe veprimtaria e tij janë mishërim i përkushtimit atdhetar

Sot është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil.
Ai po ashtu gjatë karrirës së tij politike ishte edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, jeta dhe veprimtaria e Bukoshit janë mishërim i përkushtimit atdhetar dhe angazhimit të palëkundur politik për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
‘’Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më dashurit tuaj dhe ish-kryeministrit në ekzil, dr. Bujar Bukoshi. Jeta dhe veprimtaria e tij janë mishërim i përkushtimit atdhetar dhe angazhimit të palëkundur politik për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kontributi i tij në momentet më të vështira për vendin tonë është përjetësisht i çmuar. Dr. Bukoshi ishte ndër figurat themeluese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më pas duke shërbyer edhe si sekretar i përgjithshëm në atë kohë. Me vizion dhe guxim, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë drejt lirisë’’, ka shkruar Abdixhiku.
Figura e tij do të mbetet përherë pjesë e pandashme e historisë sonë shtetformuese dhe kujtimi për të do të jetojë ndër breza, ka shtuar Abdixhiku./Indeksonline/