19:50 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / AR

Abdixhiku për Dole: SHBA humbi një patriot të vërtetë, Kosova humbi një mik të madh

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vdekjes së Bob Dole.

Abdixhiku tha se me vdekjen e tij, SHBA ka humbur një patriot të vërtetë e Kosova ka humbur një mik të madh.

Pusho në paqe Senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë; Kosova humbi një mik të madh. Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë“, ka shkruar ai./Indeksonline/