Abdixhiku për gjuhën e Guxo-s: Kauzë ekzistenciale e kanë LDK-në
“Ekzistojnë për LDK-në”, deklaroi kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, për gjuhën e partisë Guxo, gjatë kësaj fushate.
SIpas tij, ata kanë mbetur në fushatën e kaluar ende dhe se kanë kauzë ekzistenciale LDK-në.
“Ju kam thënë këta janë më të paditur se pjesa tjetër e Vetëvendosjes. Këta janë në nivelin më të ulët të diturisë. Derisa Kurti dhe Konjufca e kanë ndalë sulmin këta ende se kanë kuptu, sepse s’ju mbërrin, ju duhet kohë. Këta kanë kauzë ekzistenciale, LDK-në. Ekzistojnë për LDK. Thonë se jena ma LDK se LDK-ja, ama janë në Vetëvendosje”, tha Abdixhiku në Debat Plus të Dukagjinit.

