Abdixhiku, për intervistimin e Berishajt: Hajnat janë të njëjtë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas intervistimit të Martin Berishajt.
Në një video-adresim të postuar nga LDK-ja, Abdixhiku thotë se Berishaj kishte fshehur të gjithë pasurinë përpara komisionit hetimor në parlament.
“Për të gjitha këto vepra kishte marr mbështetjen blanko të Qeverisë. Dhe teksa flasim për mafinë energjetike, sot, jo më larg se një ditë pas diskutimit në Kuvend, Korporata Energjetike ka shtuar edhe dy tenderë sekret” ka thënë mes të tjerash Abdixhiku.
Ky është adresimi i plotë i tij:
Njeriu që ka marr të gjithë mbrojtjen e të gjithë Qeverisë po intervistohet sot nga ora 8 e mëngjesit në Prokurori Speciale.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë, për këtë kishte marr plot 1.5 milionë euro para këtu në Prishtinë.
Para Komisionit Hetimor në Parlament që kishim bërë ne, kishte fshehur edhe të gjithë pasurinë.
Për të gjitha këto vepra kishte marr mbështetjen blanko të Qeverisë. Dhe teksa flasim për mafinë energjetike, sot, jo më larg se një ditë pas diskutimit në Kuvend, Korporata Energjetike ka shtuar edhe dy tenderë sekret.
Sot janë nënshkruar 2 tenderë sekret, në vlerë prej gjysmë milioni euro.
Partia në pushtet bëri një arsyetim. Nxori një poster nga numrat e të kaluarës, kështu po na thotë hajna ata, hajna edhe ne.
Por hajnat janë të njëjtë. Keqpërdorimi i parasë publike ka një përfundim. Përgjegjësi të plotë para ligjit. Për këtë do të jemi pakompromis!