10:26 / E Premte, 09 Prill 2021 / OSH

Abdixhiku për Kushtetutën: Duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike

Me rastin e Ditës së Kushtetutës  kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon telegram urimi.

Abdixhiku ka shkruar se: “12 vjet më parë, Kosova vendosi themelet e shtetësisë së vet duke e aprovuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj.   Nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin, ndërsa, ne, si politikbërës duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet tona udhëheqëse.  Në këtë ditë veçanërisht, por, edhe çdo ditë, duhet të kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbronë integritetin e sovraniterin e Republikës sonë dhe integritetin e qytetarëve tanë”.