Abdixhiku: Për më pak se një mandat do t’i përfundojmë rrugët kryesore të Kosovës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar planin e partisë për përfundimin e projekteve madhore infrastrukturore në Kosovë, duke theksuar se brenda më pak se një mandati qeverisës, rrugët kryesore të vendit do të përfundojnë.
“Për më pak se një mandat, rrugët e Kosovës duhet të përfundojnë. Do të përfundojnë me ne! Ekipet tona do rë jenë në terren, ditë e natë që lidhja kombëtare mes qyteteve të bëhet realitet i ri. Unaza e kryeqytetit, autostrada e Anamoravës, magjistralet për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjakovë duhet të mbarohen si projekte kombëtare zhvillimi. Sepse rrugët janë ekonomi, janë lëvizje, janë vende pune dhe jetë më e lehtë për qytetarët tanë. Kosova ka nevojë për punë konkrete. Kosova ka nevojë për zhvillim. LDK-ja do t’i përfundojë. Ky është plani ynë”, ka thënë Abdixhiku.

