75 Mall Live Search
19:30 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / BA

Abdixhiku për Shaip Surdullin: Njeri me përvojë e përkushtim, gati të udhëheqë Kamenicën drejt zhvillimit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim në Kamenicë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, deklaroi se kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, është një person me integritet, përvojë e përkushtim, e i gatshëm për udhëheqjen e Kamenicës.

Në këtë tubim janë prezantuar edhe ekipin e kandidatëve për Kuvendin Komunal.

”Por këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për Kamenicën. Këto zgjedhje janë vendimtare për LDK-në dhe për gjithë Kosovën. Sepse vota për Lidhjen Demokratike është vota që i jep fund populizmit, që i jep fund dështimit, që i jep fund gjuhës së urrejtjes që ka mbërthyer këtë vend. Vota për LDK është antidoti i vetëm kundër krizës së vazhdueshme. Është shpresa për zhvillim, për dinjitet, për një të ardhme evropiane.” ka shkruar tutje Abdixhiku.

Postimi i plotë: