Abdixhiku për sondazhin: Qeveria është në panik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sondazhet e fundit të publikuara një natë më herët RTV Dukagjini, i ka quajtur shfaqje e kot.
Abdixhiku në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës tha se kjo është shenjë paniku, por se nuk e beson askush.
“Ajo çfarë duhet të them është që LDK në kohë rekorde ka arritur t’i kthejë votuesit e vet. LDK ka qenë 24,25, 26 vazhdimisht, por s’është e mjaftueshme. Në fushatë besoj që do të jetë më vitale. Unë i kuptoj pjesët politike të propagandës. Është propagandë e pastër sondazhi”, tha Abdixhiku.
“Një kompani që vendos një natë para zgjedhjeve lokale për rezultat nga sondazhet është propagandë. Unë dëshiroj të besoj që pronari i mediumit nuk është i përfshirë në këtë propagandë të pushtetit”, u shpreh ai.
Kryetari i LDK-së tha se ai do ta përcjellë në Kuvend ligjin për tekstet shkollore me shumë kujdes, dhe pastaj do ta bëj temë.
“Unë do ta përcjelli ligjin me shumë kujdes, nëse ligji i teksteve shkollore nuk vjen në janar, unë do ta bëj temë. Por, propagandën e quaj propagandë. Por shpresoj që një pronar i mediumit të mos e bëj një gjë të tillë”, përfundoi Abdixhiku.