75 Mall Live Search
13:28 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / MSH

Abdixhiku përuron QMF-në e re në Pejë: E bëri komuna, pa asnjë ndihmesë prej institucioneve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës së re të mjekësisë familjare në Pejë.

I shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, Abdixhiku, bashkë me stafin teknik dhe banorët e lagjeve, preu shiritin e qendrës, raporton Indeksonline.

“Kjo qendër, moderne në pamje e përmbajtje, do t’i mbulojë tre lagje të qytetit; ato Karagaq, Kapeshnicë e Zatra. Aty do të ofrohen shërbimet e mjekësisë familjare, të stomatologjisë, gjinekologjisë, vaksinimit sikurse dhe shërbimet laboratorike” shkroi Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se kjo qendër është financuar, projektuar dhe ekzekutuar vetëm dhe me të gjitha mjetet e komunës së Pejës, pa ndihmesë nga institucionet tjera.

Ky është njoftimi i plotë i Abdixhikut:

Peja, model i qeverisjes sonë!

Këtë mëngjes, në Pejë, së bashku me kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri, bëmë përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare 3, në Pejë.

Kjo qendër, moderne në pamje e përmbajtje, do t’i mbulojë tre lagje të qytetit; ato Karagaq, Kapeshnicë e Zatra. Aty do të ofrohen shërbimet e mjekësisë familjare, të stomatologjisë, gjinekologjisë, vaksinimit sikurse dhe shërbimet laboratorike.

Qendra është financuar, projektuar dhe ekzekutuar vetëm nga Komuna e Pejës, pa asnjë ndihmesë nga institucionet tjera.

Të tilla qendra, model i standardeve më të larta, 50 sosh, në programin politik ‘Rruga e Re’ janë paraparë të ndërtohen nëpër Kosovë!