13:13 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Abdixhiku: Po ju tremb era shtet!

Sulmi me vezë ndaj zv/kryeministrit të qeverisë “Kurti”, Avdullah Hoti, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka dënuar këtë form të sulmit.

Sipas tij, shteti, era shtet si akt e si koncept i tremb.

“Pa pushtet e me gjithë reformat që pritet të vijnë rend bëhen edhe më agresiv. Sulmi ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë – si mjet, si formë, si arsye. Argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e dhunë – me terma “tradhëtarë e shpihunë”! Është viti 2020.

Përpjekjet agresive për të ndaluar kthimin e Republikës në rrugë të mbarë e për të na izoluar e dërguar të gjithëve në theqafje – duhen të dënohen nga secili me minimalisht dinjitet”, ka shkruar ai. /Indeksonline/