Abdixhiku porosi presidentes Osmani: Besoj se do të respektosh vullnetin e shumicës shqiptare
				Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër përpjekjet për krijimin e qeverisë pa shumicë parlamentare, duke i quajtur “lojëra pa dinjitet politik”.
Në një reagim e tij, Abdixhiku theksoi se republika nuk mund të përdoret si material për “llogaritje elektorale të vogla” dhe se interesat e shtetit duhet të jenë mbi çdo interesi partiak.
Ai u bëri thirrje liderëve të partive dhe presidentes së republikës të jenë të sinqertë me qytetarët dhe të pranojnë realitetin politik.
“Dua të besoj se presidentja e republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot, por pa shumicë paralamentare. Ky vullnet i është deponuar presidentes javën që shkoj, haptazi dhe qartë. Dua të besoj, se presidentja do të deklarojë gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë kuvend, nuk ka shumicë parlamentare dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik“, shkruan Abdixhiku.
Reagimi i tij i plotë:

